Nënkryetari i Prishtinës thotë se kanë angazhuar 27 makina për pastrimin e rrugëve nga bora

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 21:00
Nënkryetari i Prishtinës thotë se kanë angazhuar 27 makina për pastrimin e rrugëve nga bora

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka publikuar disa fotografi të rrugëve të kryeqytetit teksa ka thënë se gjithë ditën kanë qenë në terren.

Zogaj tha se kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora.

Ai ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë ditës kemi qenë dhe jemi në terren! Kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora. Ju lusim për kujdes të shtuar në trafik.

(Kosova Sot Online)