Taksisti ilegal që vdiq në aksidentin në Lupç, punonte si mësues

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 23:05
Taksisti ilegal që vdiq në aksidentin në Lupç, punonte si mësues

Njëri nga të aksidentuarit në Lupç të Poshtëm të Podujevës ndërroi jetë në orët e para të 10 janarit.

Ai ishte Safet Maqastena nga Katunishta e Podujevës, që punonte si mësimdhënës në Pollatë të këtij qyteti si mësimdhënës klasor.

Për vdekjen e 37-vjeçarit më së shumti u mërzitën 3 nxënësit e tij në këtë fshat.

Ai njihej nga kolektivi  i Shkollës Fillore “Shefki Latifi” si person korrekt dhe i ndershëm.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet gjatë së dielës.


(Kosova Sot Online)