Rrotullohet autobusi në Ferizaj, tre të lënduar

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 08:19
Rrotullohet autobusi në Ferizaj, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrotullimit të një autobusi në fshatin Babush të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në rrugën që çon drejt fshatit Mirash të Ferizajt.

Nyje të shëndetshme në 7 ditë! Asnjë mjek ose kirurgji!

Autobusi ka rrëshqitur në rrugë dhe është vetaksidentuar.

“Rreth orës 18:50, ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën që çon për fshatin Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj – Prishtinë, fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) me këtë rast është lënduar një person dhe është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj”, ka thënë Policia për Klan Kosovën.

Ndërkohë, policia ka dhënë informacione shtesë rreth numrit të të lënduarve, për të cilët ka thënë se kanë pësuar lëndime të lehta.

“Informacion shtese: tre persona kane kërkuar ndihmë në emergjencë veç me lëndime të lehta”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)