Nuk mund të kemi shtet stabil pa e krijuar perspektivën zhvillimore për të rinjtë që mos të largohen nga vendlindja e tyre

Nuk mund të kemi shtet stabil pa e krijuar perspektivën zhvillimore për të rinjtë që mos të largohen nga vendlindja e tyre
Nuk mund të kemi shtet stabil pa e krijuar perspektivën zhvillimore për të rinjtë që mos të largohen nga vendlindja e tyre

Skender Mulliqi

  • 11 January 2022 - 08:00

Shkruan: ANALISTI –  Skënder Mulliqi

Qeveria duhet të angazhohet shumë më tepër që mos të kemi largime masovike nga vendi. Të mos na përsëriten gabimet nga e kaluara kur po thuaj askush nuk u interesua për temën e largimit nga vendi. Largimi I popullatës me vitale për punë është e dhimbshme dhe shumë e dëmshme ekonomikisht për Kosovën.

-Kriza ekonomike, varfëria dhe largimet masovike nga Kosova kanë filluar moti , jo vetëm nga tash. Për 20 vite kemi pasur lloj lloj të krizave të cilat ishin prodhim të qeverive të kaluara , të cilat qeveri nuk punuan mirë dhe për të mirën e përgjithshme .Nuk punuan për mirëqene dhe për zhvillim, punuan për ti realizuar më shumë interesat e tyre personale. Shkalla e atyre që kërkuan punë ishte e lartë , siç ishte edhe largimi nga Kosova në mungesë të perspektivës. Janë ende të freskëta pamjet nga stacionet e autobusëve të mbushur plotë më familjarë të cilët ikën për një jetë më të mirë në botën perëndimore. Kurrë tema e të ikurve nuk është elaboruar në Kuvendin e Kosovës Për shumë vite kemi pasur stagnacione të proceseve zhvillimore ekonomike dhe sociale.

Nuk u hartua nga qeveritë e kaluara ndonjë plan afatgjatë zhvillimor, e as ndonjë planifikim për hapje të reja të vendeve te punës për rininë tonë. Shumë çka u keqpërdorë gjatë këtyre vite duke i pru shumicën në gjendje të vështirë sociale, të cilët mezi i kanë lidhur dy skajet e një muaji për të mbijetuar. Një shifër kaq e madhe prej 56000 mijë vetave të cilët kanë aplikuar për viza pune për të dalë jashtë vendit në një nga ambasadat e huaja-Gjermanisë, sigurisht së ka një histori pak më të gjatë. Dihet së Kosova si e gjithë bota gati që tre vite po përballet më pandeminë globale , e cila bëri që mos të punojnë apo të punojnë kohë pas kohe ambasadat e huaja në Prishtinë. Dhe, për tre vite janë grumbulluar edhe kërkesat e paraqitura për viza të punës. Nuk mund të kemi shtet stabil, pa stopim të ikjeve duke ë krijuar kushtet paraprake, që rinia mos të largohen nga vendlindjet e tyre. Këto mundësi i kemi pasur dhe i kemi sikur të ishte menaxhuar më mirë dhe ndershmërisht, duke filluar nga pushtetet lokale deri të niveli qendror.

Kjo nuk u bë kurrë në masë të duhur dhe tash , e kemi një gjendje, kur ky proces i largimeve do të jetë më i vështirë të menaxhohet, sepse është humbur besimi moti në institucionet e shtetit. Tema e ikjes u takon të gjithëve , edhe opozitës . Gjenerata të tera e humbën perspektivën e jetës duke pritur së kur po bëhet mirë me jetuar në Kosovë. Eliminimi i shkaqeve që nuk janë të pakta do të bënte që të ndalohen shumë largimet nga Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".