E gjen telefonin në rrugë, gjest i madh nga prishtinasja

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 14:46
E gjen telefonin në rrugë, gjest i madh nga prishtinasja

Një prishtinase e kishte gjetur një telefon në rrugë dhe për këtë kishte vendosur të lajmërohet në grupin “Network Prishtina”.

“Pershendetje, kete telefon e kom gjetur sot ne mengjes, ne rruge afer stacionit te Lakrishtja. Personi qe e ka humbur, mundet te me lajmrohet ne kete numer“, kishte shkruar ajo në postimin e saj.

Pas këtij postimi, shumë persona u lajmëruan dhe e njoftuan pronarin.

Kjo mjaftoi që në fund personi që i postoi të lajmërojë se pronari u lajmërua.

“Telefoni ju kthy pronares”, njoftoi shkurt ajo, një gjest ky që u prit vërtetë mirë.

(Kosova Sot Online)