Ligji mbi festat duhet të ndryshon, nuk e kemi luksin për kampion evropian të pushimeve “festive”!

Ligji mbi festat duhet të ndryshon, nuk e kemi luksin për kampion evropian të pushimeve “festive”!
Ligji mbi festat duhet të ndryshon, nuk e kemi luksin për kampion evropian të pushimeve “festive”!

Muhamet Kelmendi

  • 11 January 2022 - 07:51

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Kosova ka festa më shumë se në çdo shtet në BE. Ndryshimi i Ligjit është një mendim parimisht i qëlluar. Mirëpo, janë rastet kur festat bien në të dielën dhe këtu kudo në BE ka pushim. Dita e tillë zëvendësohet me ditën e parë të punës. Askund nuk zëvendësohet në BE dita e shtunë!

-Nëse dita e festes bie në të shtunë, ajo nuk zëvendësohet me ditën e parë të punës në fillim të javës.

Kosovën po e mundojnë shumë festat e shpeshta. Ato fetare që janë diku katër festa të ndryshme për çdo fe në vit. Kjo krijon ditë të shumta të pushimit dhe këtu pastaj është krijuar një çrregullim i përgjithshëm. Mirëpo, këto festa nuk mund të ndalohen. Në Kosovë nuk kemi sistem komunist që të ndalohen festimet me ligj. Festat lejohen dhe ato duhet të përshëndeten. E vetmja është te zëvendësimi i ditës së festës me të dielën. Këtu nuk ka zëvendësim. Festat janë të rregulluara me ligj. Atë duhet ndryshuar në ditën e zëvendësimit të festave. Natyrisht se është me rëndësi të shihen edhe festat fetare dhe ato kombëtare. Mirë është që të shihet mundësia dhe ta kemi një reduktim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".