
Policia parandalon kontrabandën në kufi, sekuestrohen këto mallra

Sot rreth orës 13:35 policia kufitare ka identifikuar veturën e tipit “Wolsfagen Passat”, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (I.J.) shtetas kosovar, i cili sipas policisë ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë-Veriore, përmes rrugëve ilegale.
Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zonë urbane në drejtim të Ferizajt, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin nënë fshatin Sadovinë, komuna e Vitisë.
“Gjatë kontrollit janë gjetur 300 litra vaj motorik, e paketuar në 25 kuti nga 12 litra”, njofton policia
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.
Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke trajtuar rastin.
(Kosova Sot Online)