Situata në PD, gazeta greke: Berisha drejt partisë së re, Rama forcon “monarkinë” në krye të shqiptarëve

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 15:40
Situata në PD, gazeta greke: Berisha drejt partisë së re, Rama forcon “monarkinë” në krye të shqiptarëve

Gazeta e njohur greke “Protothema” i ka kushtuar një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit politike në vend, siç është përplasja ne PD mes Bashës dhe Berishës, gjë që sipas tij bën që Rama të shpallet “mbret”.

Gazeta greke shkruan se Berisha u përjashtua nga partia që krijoi vetë 23 vite më parë, ndërkohë që e cilëson ish-kryeministrin si politikan që SHBA-të dhe BE-ja e kanë kategorizuar në listën e të korruptuarve.

“Protothema” shkruan edhe mbi mundësinë e një formacioni të ri politik në të djathtë me Sali Berishën në krye, gjë që do të përçante konservatorët në Shqipëri.

“Vlerësohet se deputetët dhe Berisha do të formojnë një parti tjetër pasi Lulzim Basha i ‘preu kokën’ ish-kryeministrit. Pritet që partia e re që do të formohet në qendrën e djathtë do të jetë më shumë në opozitë me Partinë Demokratike se sa vetë socialistët e kryeministrit Rama, i cili tashmë e ka forcuar ndjeshëm monarkinë e tij”, shkruan gazeta greke.

(Kosova Sot Online)