Stoltenberg: NATO në Kosovë ndërhyri për t’i ndaluar mizoritë

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 18:12
Stoltenberg: NATO në Kosovë ndërhyri për t’i ndaluar mizoritë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se NATO nuk është fajtore për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Stoltenberg në pyetjet e gazetarëve pas takimit mes përfaqësuesve të NATO-s dhe atyre të Rusisë, ka thënë se ish-Jugosllavia u shpërbërë shkaku i problemeve të brendshme, ndërsa ndërhyrja e tyre ka qenë vetëm për të ndaluar mizoritë, si në Bosnjë-Hercegovinë ashtu edhe Kosovë.

“Gjithë ideja se shpërbërja e Jugosllavisë u shkaktua nga NATO është e gabuar. Mund të studioni historinë e Jugosllavisë ajo është e qartë. Më pas ne ndërhymë për të ndaluar mizoritë. Kështu ishte rasti, dhe fundi i luftërave të përgjakshme. Kështu ishte rasti në Bosnjë-Hercegovinë e po ashtu edhe në Kosovë. Ne patëm nevojë të ndërhyjmë për të ndaluar mizoritë edhe në Kosovë. Por, në atë fazë ish-Jugosllavia ishte shpërbërë”, ka thënë Stoltenberg. “Kishte arsye të brendshme pse u shpërbë Jugosllavia. NATO hyri shumë vonë, bazuar në mandatin e OKB-së për të ndaluar mizoritë. Gjithë ideja që NATO përdori forcat ushtarake për të ndryshuar kufijtë në Ballkan është e gabuar”.

(Kosova Sot Online)