Një person kërkon familjarin e tij që dje ishte udhëtar në autobusin që u rrotullua në Serbi

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 21:48
Një person kërkon familjarin e tij që dje ishte udhëtar në autobusin që u rrotullua në Serbi

Një person me emrin Ardit Halilaj, përmes një shkrimi në grupin NetëorkPrishtina, po e kërkon familjarin e tij i cili ishte udhëtar i autobusit që dje u rrotullua në Serbi.

Sipas Halilajt, familjari i tij ka mundësi se e ka humbur telefonin, andaj nuk po përgjigjet. Familja e personit që po kërkohet, e ka kontaktuar asgjencinë e autobist, por sipas Halilajt, të fundit nuk kanë dhënë informacion.

“A ka dikush familjarë që kanë udhëtuar me autobusin Zhitia Turist (autobusi që ju ndodhi mbrëmë aksidenti në Krushevac të Serbisë), nëse keni informacion se ku janë në këto çaste?

E kam një familjar që ka qenë në atë autobus (duke shkuar për në Kranj të Sllovenisë) dhe jemi të shqetësuar për të, si duket i ka humbur telefoni dhe nuk kemi pasur mundësi të komunikojmë.

Agjencinë e kemi telefonuar disa herë dhe nuk na kanë dhënë informacion për të.

Ju lutem, kushdo që ka informacion, na shkruani!?”, thuhet në shkrim.


(Kosova Sot Online)