“Simbol i politikanit të pabesë që s’njeh principe”, Berisha ‘thumbon’ Bashën: Një kryetar i shkarkuar

  • G.G /
  • 13 janar 2022 - 14:14
“Simbol i politikanit të pabesë që s’njeh principe”, Berisha ‘thumbon’ Bashën: Një kryetar i shkarkuar

Ish- kryeministri Sali Berisha është treguar i ashpër me liderin PD-së Lulzim Basha, për të cilin tha se është në kryetar i shkarkuar nga Kryesia.

Pasi dha dëshminë e tij në prokurori, Berisha u ndal për mediat.

“Më duhet t’u them se nuk do duhet të injoroni një moment. Momenti që është më flagrant, mendoj unë, ose fakti më flagrant, që është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD, është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Besë ske ç’kërkon te ai që s’ka besë. Së dyti; simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti; mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale ishte i gatshëm që të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Duhet ta dini se, shkoni ta pyesni Erjon Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se; jeni të marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është pra simbol i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia, shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston në një vend tjetër, de facto, ia dorëzoi selinë Ramës”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)