Kompania “Pastrimi” në hall: 40 mijë lëndë i kemi dërguar në përmbarues, mbi 19 milionë euro borgje të papaguara

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 11:51
Kompania “Pastrimi” në hall: 40 mijë lëndë i kemi dërguar në përmbarues, mbi 19 milionë euro borgje të papaguara

Kompania publike e grumbullimit të mbeturinave “Pastrimi” është duke u përballur me vështirësi financiare shkaku i borxhit mbi 19 milionë euro që qytetarët kanë ndaj kësaj kompanie.

Kjo kompani ka deklaruar se 40 mijë lëndë janë të dërguara tek përmbaruesi dhe si pasojë paralajmëron pamundësinë e vazhdimit të grumbullimit të mbeturinave.

“Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë financiare te kompanisë, e kjo si rezultat i mos pagesave te qytetarëve ku borxhi i grumbulluar i klientëve te Kompanisë “Pastrimi”, deri me dt. 31.12.2021 është jo më pak se 19,654,972.18 €. Dhe kështu, fillimi i vitit 2022 kompaninë tonë e ka gjetur me sfida te shumta, duke filluar nga defektet e shumta te kamionëve ne teren, duke ditur qe kompania jonë bënë largimin e mbeturinave gjatë 24/h pa ndalur ne 6/gjashtë komunat ku kryen shërbim dhe është e pa mundur shmangia e defektëve në kamionë te cilët janë pothuajse te gjithë te amortizuar, e sidomos tani qe jemi në sezonin dimëror. Kompania “Pastrimi”, nuk ka ndonjë mekanizëm kushtëzues sikur ndërmarrjet tjera, për klientët te cilët nuk kryejnë pagesa, përveq dërgimit te lëndëve tek Përmbaruesi Privat, ku janë dërguar afro 40.000,00 mijë lëndë dhe vetëm 20 % nga to janë te ekzekutuara”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie.

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë është Kompani Publike e cila mirret me Grumbullimin, Largimin dhe Transportimin e Mbeturinave deri ne Deponinë Sanitare ne Mirash, shërbimin e largimit te mbeturinave e kryen në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit, Lipjanit dhe Podujevës.

Kompania “Pastrimi”, është kompani me vetëfinancim, që nënkupton qe të hyrat financiare i siguron vet përmes inkasantëve, pa ndonjë ndihmë apo subvencion qoftë nga niveli lokal apo shtetëror, dhe mos pagesa e faturave te mbeturinave dhe borxhi i grumbulluar tani e sa vite ka dëmtuar financiarisht buxhetin e kompanisë duke vështirësuar kështu në çdo forme kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.

Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë financiare te kompanisë, e kjo si rezultat i mos pagesave te qytetarëve ku borxhi i grumbulluar i klientëve te Kompanisë “Pastrimi”, deri me dt. 31.12.2021 është jo më pak se 19,654,972.18 €.

Dhe kështu, fillimi i vitit 2022 kompaninë tonë e ka gjetur me sfida te shumta, duke filluar nga defektet e shumta te kamionëve ne teren, duke ditur qe kompania jonë bënë largimin e mbeturinave gjatë 24/h pa ndalur ne 6/gjashtë komunat ku kryen shërbim dhe është e pa mundur shmangia e defektëve në kamionë te cilët janë pothuajse te gjithë te amortizuar, e sidomos tani qe jemi në sezonin dimëror.

Djegia e kontejnerëve dhe dëmtimi i tyre është dukuri në rritje dita-ditës nga faktori “njeri”, dhe gjithsesi qe duhet parandaluar nga institucionet gjegjëse, nëse vazhdon një trend i tillë se shpëjti tereni do të mbetet pa kontejnerë, e në anën tjetër kostoja për blerjen e këtyre kontjenerëve është e larte dhe vështirë e përballueshme furnizimi me kontejnerë për aq sa ka nevoje në gjitha komunat ku kryejmë shërbim.

Kompania “Pastrimi”, nuk ka ndonjë mekanizëm kushtëzues sikur ndërmarrjet tjera, për klientët te cilët nuk kryejnë pagesa, përveq dërgimit te lëndëve tek Përmbaruesi Privat, ku janë dërguar afro 40.000,00 mijë lëndë dhe vetëm 20 % nga to janë te ekzekutuara.

Janë afro 10.000,00 klientë, te cilët kategorizohen si raste sociale dhe për te cilet asnjë herë te vetme nuk jemi rimbursuar nga Qeveria e Republikes se Kosovës, ndërsa Kompania “Pastrimi”, vazhdon te kryejë shërbimin e largimit te mbeturinave tek kjo kategori e kientëve pa asnjë lloj kompensimi tani e gati 22 vite.

Sfidë tjetër e te hyrave financiare është rritja e sasise se mbeturinave, çdo ditë ne kryqetet qytetarët jo-residentë krijojnë mbeturina duke rritur kështu sasinë e mbeturinave dhe kompania jonë paguan për çdo ton mbeturinë te deponuar ne Deponinë Sanitare ne Mirash. Pastaj, gjatë Muajit Korrik, Gusht dhe Dhjetor sasia e mbeturinave rritet për 30% me shumë krahasuar me muajt tjerë nga ardhja e bashkë atdhetarëve tanë ku prapë Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë ngarkohet me shpenzime që e rendojnë kompaninë, përveq

pagesës shtesë për cdo ton mbeturinë ne deponimin e mbeturinave ne ngarkohemi me rritje te ekipeve ne teren, pajisje teknike te kamionëve , shpenzime te derivative e çdo shpenzim tjetër për një shërbim me të mire.

Prandaj, publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve, klientëve të amvisërise, bizneseve dhe institucionëve që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturave te mbeturinave, në mënyre që ne t’a kemi më lehtë kryerjen e shërbimin te mbeturinave.

Dhe, si rezultat i kësaj, nëse këto fatura nuk paguhen, kompania jonë do te ballafaqohet me probleme të mëdha financiare e që do të pamundësojnë kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.

(Kosova Sot Online)