Puseta që ia panë sherrin shoferët në Prishtinë, Policia gjobit komunën

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 11:16
Puseta që ia panë sherrin shoferët në Prishtinë, Policia gjobit komunën

Një qyettar ia pa sherrin një pusete të hapur e cila ia dëmtoi veturën në rrugën “Agim Ramadani në Prishtinë.

Si shkak i kësaj pusete, vetëm mbrëmë janë shkaktuar 3 aksidente trafiku, ku 3 vetura kanë rënë në këtë pusetë.

Policia po merret me këtë rast, me ç’rast ka gjobitur drejtorinë për mirëmbajtje, në kuadër të Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)