“Fast and Furious” / Makina aksidentohet gjatë ndjekjes policore, personat brenda mjetit arratisen

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 12:08
“Fast and Furious” / Makina aksidentohet gjatë ndjekjes policore, personat brenda mjetit arratisen

Shërbimet e policisë së Tiranës, të vendosura në Qafë-Kashar, janë ndeshur me një situatë si në filma gjatë natës së kaluar, kur një automjet nuk i është bindur urdhrit për ndalim.

Ndjekja policore ka vijuar nga Qafë-Kashari në Fushë Krujë, kur automjeti është përplasur me një bordurë. Personat që ishin brenda në automjet janë larguar duke i shpëtuar sëish policisë.

Policia e Tiranës bën me dije se pas verifikimeve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, rreth orës 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Në tentativë për t’u larguar nga Policia, në Fushë-Krujë, mjeti është përplasur me një bordurë.

Personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin.

Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)