Lufta kundër dukurive negative varet shumë nga Kryeprokurori!

Lufta kundër dukurive negative varet shumë nga Kryeprokurori!
Lufta kundër dukurive negative varet shumë nga Kryeprokurori!

Muhamet Kelmendi

  • 14 January 2022 - 08:03

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Çështja e kryeprokurorit të shtetit ka rëndësi të madhe për sistemin juridik, shtetin e së drejtës. Nga kryeprokurori varen shumë lëndët që vijnë nga pushteti ekonomik, veprimtaria private dhe nga shteti, qeveritarët.Me kryeprokuror të guximshëm dhe apolitikë luftohet me lehtë dhe me përgjegjësi krimi, korrupsioni dhe kontrabanda. Kapen njerëzit e mëdhenj dhe shoqëria merr frymë.

-Shikuar këndej për nga përgjegjësia dhe roli që ka, është e domosdoshme që nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të bëhet përzgjedhje e duhur dhe nga kompetentët tjerë, duke vepruar me kujdes deri te Presidentja që është hallka e fundit e emërimit, të kemi transparencë dhe të del një kryeprokuror apolitik, i guximshëm dhe aktiv.

Nëse kjo bëhet vendi ecë përpara. Mirëpo, shikuar nga emërimet tjera të bëra nga ky pushtet, kuptohet nëpër agjenci të ndryshme dhe në borde, nuk pres ndonjë kuadër apolitik që do të emërohet ne pozitën Kryeprokurorit. Kudo kemi emërime dhe zëvendësime mbi baza politike, krahinorë dhe familjare, këndej edhe kryeprokurori kështu do të përzgjidhet. Kam pak shpresë ne përzgjedhje të duhur dhe apolitike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Onlinë".