Maliqi ngre alarmin: Situata e trazuar në botë s’guxon të na gjejë të kacafytur me aleatët

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 13:09
Maliqi ngre alarmin: Situata e trazuar në botë s’guxon të na gjejë të kacafytur me aleatët

Njohësi i zhvillimeve politike ndërkombëtare, Agon Maliqi, thotë se dështimi i negociatave në mes të Perëndimit dhe Rusisë për çështjen e Ukrainës, lë shteg të hapur për një përkeqësim global të situatës së sigurisë.

Maliqi thotë se Rusia do të tentojë të nxis tensione në Evropë pa përjashtuar dhe Ballkanin. Sipas tij, cak do të jenë vendet që s’janë anëtare të NATO-së.

Duke parë një situatë të tillë, Maliqi thotë se Kosova nuk guxon assesi që në një situatë të tillë të gjendet e kacafytur me aleatët.

“Ky kontekst tejet i trazuar gjeopolitik nuk guxon ta gjejë Kosovën të kacafytur me aleatë për çështje që janë dytësore në raport me pasqyrën e përgjithshme të zhvillimeve”, ka thënë Maliqi.

(Kosova Sot Online)