Krerët e shtetit vizitojnë Kodrën e Bebushit, vendi ku 23 vjet më parë ndodhi Masakra e Reçakut

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 11:50
 Krerët e shtetit vizitojnë Kodrën e Bebushit, vendi ku 23 vjet më parë ndodhi Masakra e Reçakut

Tre udhëheqësit e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca kanë qëndruar në Kodrën e Bebushit, vendi ku u krye masakra e Reçakut nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.

Presidentja Osmani ka publikuar një fotografi nga vendi ku ndodhi masakra.

“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)