Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 07:53
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftim bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të fillojë në orën 11:00.

“Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla  C-301, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e Kryesisë pritet të caktohet mbajtja e seancës së radhës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, seanca e fundit që u mbajt në Kuvend ishte e jashtëzakonshme, ku u miratuarezoluta për të mos e lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)