Komuna ndalon punimet në në një mbindërtim në “Bregun e Diellit”, Rama: dënimet do të jenë të pafalshme

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 20:57
Komuna ndalon punimet në në një mbindërtim në “Bregun e Diellit”, Rama: dënimet do të jenë të pafalshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Inspekcioni i Komunës ka ndaluar punimet në një mbindërtim në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Rama përmes një postimi në Facebook tha se pas raportimit të banorëve, Komuna ka marrë masat e nevojshme për të ndaluar punimet.

Ai shtoi se dënimet për raste të tilla do të jenë ta pa falshme.

Postimi i plotë:

Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin. Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme. Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë. I inkurajojmë dhe poashtu ftojmë qytetarët që rastet e tilla të raportohen.


(Kosova Sot Online)