
Erdogan dje gjithë ditën e kaloi në Shqipëri, sot në Ankara i shkoi një mysafir tjetër nga Ballkani

Presidenti turk Erdogan ka pritur në takim homologun serb, Aleksander Vuçiq në Ankara.
Një ditë pasi vizitoi Tiranën dhe u prit nga Edi Rama, Erdogan sot ka qenë nikoqir në pallatin presidencial në Ankara i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Vuçiq është pritur ne ceremoni shtetërore në kryeqytetin e Turqisë.
Pas arritjes, Vuçiq është përshëndetur nga garda ushtarake e nderit me shkrepjen e 21 armëve.
(Kosova Sot Online)