Shoferi kosovar gjobitet me 150 euro dhe 2 pikë negative për këtë shkelje në trafik

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 16:30
Shoferi kosovar gjobitet me 150 euro dhe 2 pikë negative për këtë shkelje në trafik

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, policia ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me 126 km/h.

Si pasojë e kësaj, ai është gjobitur me 150€ si dhe 2 pikë negative.

Image

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)