Kurti për mospagesën e rrymës nga serbët në veri: Strukturat paralele po imponojnë padëgjueshmëri

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 16:16
Kurti për mospagesën e rrymës nga serbët në veri: Strukturat paralele po imponojnë padëgjueshmëri

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës, nuk po i lënë qytetarët serbë në që të paguajnë për rrymën që shpenzojnë.

Ai në një konferencë për media tha se çështja e pagesës së rrymës në veri është politizuar para një dekade.

“Në veri të Kosovës konsumohet energjia elektrike dhe nuk paguhet. Në njërën anë e kuptojmë rëndësinë e të drejtës për t’u furnizuar me energjinë elektrike. Ajo çfarë shpenzohet duhet edhe të paguhet dhe para gati një dekade kjo çështje është politizuar dhe madje ka pasur edhe marrëveshje në Bruksel që nuk është zbatuar”, tha ai.

Më tutje, kryeministri Kurti deklaroi se edhe çështjen e mospagesës së rrymës nga serbët në veri e kanë të trashëguar nga qeveritë e kaluara.

Kurti theksoi se serbët në veri duke mos e paguar rrymën po i bëjnë dëm edhe shtetit të Kosovës.

“Ne e kemi trashëguar këtë situatë me të cilën po mëremi intesivisht që ta zgjidhim sa më parë , por jam i bindur  arsyeja e mos pagesës lidhet edhe me strukturat ilegale të Serbisë atje. Unë besoj që qytetari i zakonshëm serbë është i vetëdijshëm që duhet të paguaj energjinë elektrike. Atje ka disa struktura të cilët imponojnë interesat e tyre dhe e organizojnë një lloj padëgjueshmërie ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë u bëjnë dëme edhe qytetarëve pa dallim por edhe shtetit tonë. Ne po përpiqemi që me sa më pak dëme e në mënyrë paqësore t’i japim epilog kësaj çështje që mund ta ketë vetëm një formë, e kjo është pagesa e energjisë elektrike nga të gjithë ata që konsumojnë”, deklaroi Kurti.

(Kosova Sot Online)