Dominimi i Omicronit, Brataj: Pse të infektuarit mund të dalin negativë

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 18:35
Dominimi i Omicronit, Brataj: Pse të infektuarit mund të dalin negativë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli në “ABC Live” me gazetaren Sibora Bitri në lidhje me qarkullimin e Omicron në Shqipëri. Brataj tha se ka një arsye pse shumë persona që mund të jenë të prekur nga ky variant rezultojnë negative pas testeve të kryera, pasi këto janë krijuar për të detektuar format e para të virusit.

Ai u shpreh se çdo person që ka simptoma duhet të izolohet . Në lidhje me përhapjen e Omicron, Brataj shtoi se sa më shumë viruse të tjera të jenë në terren, domethënë që ky variant është duke u zhdukur

“Është folur gjithmonë për forma të ndryshme dhe teste të ndryshme. Por nga një variant në tjetrin ndryshon ndjeshmëria ndaj tamponit pasi ai është krijuar për format e para të virusit. Fakti që del negativ nuk duhet ta përjashtosh. Nëse ke simptoma gripi nuk duhet të shkosh në punë sepse ngjitës është edhe gripi. Duhet të mendojmë gjithmonë që kemi Omicron. Diagnozat janë në klasifikimin ICD10. Raporti është i lidhur me mjekun e familjes dhe specialistin. Deri në 14 ditë është e drejta e mjekut të familjes.“

(Kosova Sot Online)