
A do të ketë shkarkime në RTK?

Sot në media u raportua se Bordi i RTK-së është duke mbajtur mbledhje ku po diskutohet mundësia për një sërë shkarkimesh të menaxhmentit aktual të televizionit publik.
Drejtori i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini në një përgjigje, as nuk e konfirmoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë. Ai tha se aktualisht janë në mbledhje.
“Jemi në mbledhje tani”, tha Boletini shkurt.
Në media u raportua se në mesin e tyre pritet të jetë edhe shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm, Ngadhënjim Kastrati.
(Kosova Sot Online)