Geci: Osmani në hollin e Kuvendit më ka thanë që Kurti e ka shkelë Kushtetutën

  • A.P /
  • 26 February 2026 - 15:45
Geci: Osmani në hollin e Kuvendit më ka thanë që Kurti e ka shkelë Kushtetutën

Gani Geci ka treguar edhe për një bisedë që thotë se e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Geci ka thënë se në atë bisedë, Osmani i ka thënë se Kurti e ka shkelë Kushtetutën e Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

“E kam pas rastin ta takojë Vjosën në hollin e Kuvendit fill pasi është bërë marrëveshja dhe më ka thënë me gojë të saj që ata e kanë shkelë Kushtetutën. Është njohëse e mirë e Kushtetutës Vjosa Osmani”, ka thënë Geci.

(Kosova Sot Online)