Deputeti i kërkon kryeministrit të dorëhiqet: Në emër të Zotit, shko!

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 20:06
Deputeti i kërkon kryeministrit të dorëhiqet: Në emër të Zotit, shko!

Vetë deputeti i partisë së Boris Johnson, David Davis, i ka bërë thirrje në mënyrë dramatike që ai të japë dorëheqje.

Derisa po i parashtroheshin pyetje kryeministrit, ai tha se udhëheqësit pritet të marrin përgjegjësi për veprimet e veta.

“Në emër të Zotit, shko!”, i tha veterani konservator.

“Pres që udhëheqësit e mi të marrin përgjegjësi për veprimet që i bëjnë. Dje, ai bëri të kundërtën”, tha Davis në mes tjerash.


(Kosova Sot Online)