Moti sot: Temperatura në minus dhe reshje shiu e bore

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 08:16
Moti sot: Temperatura në minus dhe reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot priten reshje shiu dhe bore.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

“Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, ka bërë të ditur IHK..

(Kosova Sot Online)