111 persona vdiqën në aksidente trafiku në vitin 2021, BKS pagoi mbi 10 milionë euro dëme

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 14:38
111 persona vdiqën në aksidente trafiku në vitin 2021, BKS pagoi mbi 10 milionë euro dëme

Viti 2021 ka lënë shije të keqe sa i përket trafikut rrugor për shkak të aksidenteve që kanë ndodhur atë vit. Kështu u tha në konferencën e 8-të vjetore Ndërkombëtare “Mobiliteti i mençur – E ardhmja e transportit të gjelbër dhe të qëndrueshëm”.

Aty u tha se vetëm në vitin 2021 si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 111 qytetarë.

Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i divizionit të trafikut të Policisë së Kosovës ka treguar arsyet e aksidenteve me fatalitet. Ai tha se në vitin 2021 kanë humbur jetën 111 persona si pasojë e aksidenteve.

“Policia e Kosovës ka planin strategjik 2021-25 dhe kjo ka të bëjë me sigurinë rrugore. Periudha 2021 në krahasim me 2019 ka 1% rritje. Ndërsa viti 2020 konsiderohet vit i pandemisë. Vitin 2021 në vendin tonë kanë humbur jetën 111 persona. Personat e vdekur për 1 milion banorë vitin 2021 është 63. Sa i përket faktorit njeri vazhdon të qëndroj arsyeja e mosmbajtjes së distancës. Çështja e diasporës është se e kemi bërë një analiza dhe në bazë shifrave të marruara numri i automjeteve ka qenë shumë më i madh në vitin 2021 në komunikacion me tabela të jashtme se sa RKS”, tha ai.

Ndërsa, Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, tha se në vitin 2021 janë lëshuar mbi 400 mijë polisa. Ai tha se hyrjet dhe ardhjet në Kosovë shkaktojnë edhe aksidente.

“Numri i tiketave që shohim në trafik po shkon në rritje. BKS ka paguar 10.2 milionë euro dëme. Policia e Kosovës aktualisht nuk ka pajisje që i vëren në teren automjetet për regjistrim. Vitin 2022 kemi në plan shumë kampanja dhe aktivitete. Ka nevojë për ndryshime Ligjore që Policia e Kosovës përveç gjobës të ketë të drejtë edhe ta largoj veturën nga trafiku nëse s’ka regjistrim. Nëse edhe një jetë arrijmë ta shpëtojmë për ne është fitore e madhe”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)