Shtëpia më e shtrenjtë në botë, pronarja nuk gjen blerës – përgjysmon çmimin

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 14:50
Shtëpia më e shtrenjtë në botë, pronarja nuk gjen blerës – përgjysmon çmimin

Nuk është gjetur asnjë blerës për shtëpinë më të shtrenjtë në botë, “Villa Aurora”.

Xhevahiri i Romës, me një sipërfaqe prej rreth 2800 m2 , do të dalë sërish në ankand në prill me një çmim fillestar dukshëm më të ulët se ai i pari.

Pronarja  e shtëpisë besonte se do t’i “kapte” 471 milionë eurot në ankandin e 18 janarit.

Megjithatë, duke qenë se nuk  gjeti blerës, ajo  pothuajse përgjysmoi çmimin, duke e çuar në 282 milionë euro për ankandin e dytë që do të zhvillohet më 7 prill.

“Villa Aurora në Romë me tavanin unik të piktorit legjendar Caravaggio do të dalë sërish në ankand më 7 prill me pronaren të zhgënjyer, pasi  nuk u gjet blerës për shtëpinë”, shkruan CNN.

Trashëgimtarja e vilës, e njohur si Princesha Rita Boncompagni Ludovisi , gruaja e tretë dhe e fundit e princit të ndjerë, Niçol Boncompagni Ludovisi, do tentojë për të dytën herë  të shesë vilën në muajin prill.

(Kosova Sot Online)