Mbi 1 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit janë nën moshën 19 vjeçare

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 16:22
Mbi 1 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit janë nën moshën 19 vjeçare

2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se mbi 1 mijë të infektuar janë më të rinj se 19 vjeç.

181 të infektuar janë fëmijë të moshës zero-9 vjeç, 899 janë të moshës 10-19 vjeç, 295 janë të moshës 20-29 vjeçare, 406 të moësh 30-39, 403 të moshës 40-49 vjeç, 261 të moshës 50-59, 188 të moshës 60-69 vjeç, 57 të moshës 70-79 vjeç, 18 mbi moshën 80 vjeçare.

Edhe sot komuna e Prishtinës prinë për numrin më të madh të rasteve të reja me 1 mijë e 35 raste, pastaj ajo e Mitrovicës me 234 raste, Pejës me 2015, Gjilanit me 177 dhe Prizrenit me 139.

(Kosova Sot Online)