Thesari amerikan sanksionon dy deputetë të cilët po planifikonin destabilizimin e shtetit me ndihmën e Rusisë

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 17:52
Thesari amerikan sanksionon dy deputetë të cilët po planifikonin destabilizimin e shtetit me ndihmën e Rusisë

Departamenti amerikan i Thesarit ka futur në listë të sanksioneve disa zyrtarë ukrainas dhe rusë të lidhur me qeverinë në Rusi që kanë pasur për qëllim destabilizimin e Ukrainës. Dy nga ta janë deputetë të Parlamentit të Ukrainës të cilët konsiderohen si shërbyes të Shërbimit të Inteligjencës së Rusisë.

“ShBA-ja është duke ndërmarrë aksione për të kundërshtuar kampanjën e rrezikshme, kërcënuese dhe të ndikueshmërisë së Rusisë që të dezinformimit në Ukrainë”, ka thënë nënsekretari i Thesarit, Ëally Adeyemo.

“Ne jemi të angazhuar për të ndërmarrë hapa që mbajnë përgjegjëse Rusinë për veprimet e saj destabilizuese”.

Sipas thesarit amerikan Shërbimi i Inteligjencës Ruse ka rekruatuar dy anëtarë të parlamentit të Ukrainës për t’i përgatitur që ta marrin qeverinë e Ukrainës dhe ta kontrollojnë infrastrukturën kritike të Ukrainës përmes një force okupuese ruse.


(Kosova Sot Online)