Dendias në prani të Gërvallës zbulon vizitën që bashkë me Mitsotakis do ta realizojnë në Beograd

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 18:01
Dendias në prani të Gërvallës zbulon vizitën që bashkë me Mitsotakis do ta realizojnë në Beograd

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, në konferencën e përbashkët për media me ministren Donika Gërvalla ka  treguar se bashkë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, do të udhëtojnë drejt Beogradit për një vizitë zyrtare.

Kjo vizitë do të ndërlidhet me situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas zhvillimeve në Bosnje e Hercegovinë, gjë për të cilën Dendias ka biseduar edhe në takimin me Gërvallën.

“Unë shpreha shqetësimin e Greqisë dhe Bashkimit Evropian rreth situatës në Bosnje e Hercegovinë. Rritja e nacionalizmave, dhe tendenca për destabilizim është një situatë shumë fragjile që duket se po e kërcënon rajonin tonë përsëri”, ka thënë Dendias, raporton Express.

Ai ka thënë se kjo çështje do të jetë edhe temë kryesore e një bisedë që do ta ketë me homologun nga Kroacia, Gordan Radman.

Përveç kësaj, Dendias ka thëën se gjatë javës që po vjen bashkë me kryeministrin Mitsotais do ta vizitojnë Beogradin.

“Ne duhet të krijojmë kushte për të konsoliduar stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka potencuar Dendias.

Dendias teksa ka folur për dailogun Kosovë-Serbi, ka potencuar se pret që të hënën e javës që po vjen, ta takojë emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak, në Bruksel.

(Kosova Sot Online)