Arrestohet një shtetas i Turqisë në aeroport, dyshohet se prezantoi leje-qëndrim të falsifikuar

  • E.K /
  • 22 January 2022 - 10:20
Arrestohet një shtetas i Turqisë në aeroport, dyshohet se prezantoi leje-qëndrim të falsifikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo nën dyshimin se i njëjti ka prezantuar një leje-qëndrim të falsifikuar të Belgjikës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në procedurë të përshpejtuar në gjykatë.

“ANP Adem Jashari 21.01.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ka prezantuar një leje qëndrimi të Belgjikës e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar, dokumenti është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari në procedurë të përshpejtuar është dërguar në gjykatë”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)