Kuksianët me kërkesa të qarta ndaj Kosovës: Hiqni masës për hyrje me tri doza të vaksinës

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 10:35
Kuksianët me kërkesa të qarta ndaj Kosovës: Hiqni masës për hyrje me tri doza të vaksinës

Ka nisur protesta e kuksianeve në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Qytetarët e Kukësit po kërkojnë nga Qeveria të heqin masën për hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit, pasi siç thanë ata, në Shqipëri doza e tretë u jepet vetëm të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike.

Sipas qytetarëve më tej janë ankuar se testi PCR kushton rreth 30 euro dhe nuk kanë mundësi ta paguajnë për të hyrë në Kosovë.

Me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron, asnjë qytetarë i huaj nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa pasur tri doza të vaksinës, ose një test PCR negativ.

(Kosova Sot Online)