Deputeti i VV-së: Po boni hajgare me bllokun B2, unë kam shku për përhajër dhe hallvë kena qitë

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 14:16
Deputeti i VV-së: Po boni hajgare me bllokun B2, unë kam shku për përhajër dhe hallvë kena qitë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se është gëzuar për rikthimin në punë të Bllokut B2.

Ai tha se lidhur me rastin e lëshimit në funksion të këtij blloku kanë qitë edhe hallvë.

“Po bëni hajgare me Bllokun B, por unë kam shkuar për përhajër te Ministrja për Bllokun B. Hallvë kena qitë. Gëzim more është, ju duhet ta kuptoni se janë 250 megavat në orë, po besoj që edhe ju jeni të gëzueshëm”, u shpreh Basha në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se ka reduktime të rrymës për shkak të kaluarës.

“Nuk është se Albin Kurti e ka shtyp dygmen edhe u ndal rryma, rryma është si pasojë e të kaluarës, këto blloqe që po prishen është se këto i keni lënë, që 20 vjet nuk është investuar në to”.

Aktualisht Kuvendi i Kosovës është duke mbajtuar seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet propozimi për shtrejnjtimin e rrymës.

(Kosova Sot Online)