Sistemi juridik është bërë një xhungël e egër që duhet pastruar e shëruar urgjentisht me ligjin Vetting

Sistemi juridik është bërë një xhungël e egër që duhet pastruar e shëruar urgjentisht me ligjin Vetting
Sistemi juridik është bërë një xhungël e egër që duhet pastruar e shëruar urgjentisht me ligjin Vetting

Muhamet Kelmendi

  • 24 janar 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Sistemi juridik, ai gjyqësor dhe prokurorial, ka kohë që donë të rinovohet dhe të profesionalizohet me kuadro të rijnë dhe të guximshëm. mënyra se si kërkohet të bëhet kjo është një çështje që ka kundërthënie dhe mendime të ndryshme kontradiktore. Tash po zhvillohet procedura për prokuror të ri. Forma është e njëjtë. Keqpërdorimet dhe punësimet do të jenë të larta. Mjafton një shabllon të ipet dhe kandidati i plotëson më së miri kushtet, pse e ka shabllonin e plotësuar, pa disponuar njohuri në atë fushë.

-Me këta prokuror dhe gjyqtar nuk mund të luftohen dukuritë antiligjore. Pa një sistem juridik ligjor (shih: gjykata dhe prokurori) që funksionon dhe që nuk varet nga dukuritë negative në shoqëri, por nga ligji dhe vepron, sistemi dështon. Shteti ligjor varet ga ky sistem. Organet e luftimit të krimit kërkohet që të jenë produktive. Kjo, jo vetëm në kapjen e të dyshuarve, por edhe në nxjerrjen e provave dhe të dëshmive, në mënyrë që të kemi zbatim adekuate të normave ligjore penale edhe masa. Është parë shumë herë se dënimet e shqiptuara kundruall padive të bëra nuk janë adekuate në masat juridike.

Këtu ose ka dështuar prokuroria në tubimin e provave dhe të dëshmive, kuptohet për shkaqe të ndryshme, ose gjykatat janë tërësisht të korruptuara dhe veprojnë në interes të grupeve informale. Gjykatat dhe prokuroritë duhet të plotësohen me kuadro të ri dhe të guximshëm, pa elemente të dyshimta. Kuptohet se problemi qëndron te aftësia profesionale e kuadrit që konkurron për të punuar në sistem. Nuk mendoj se me një fakultet dhe me një provim të jurisprudencës është kuadri mjaftueshëm i përgatitur për prokurorë e gjyqtar! Mungon nxënia e dijes në fakultet. Nuk punohet sa duhet nëpër fakultete. Në provim të jurisprudencës po ka shumë lëshime. Këta kur po futen në punë pastaj po kanë ndjenjë frike, po nënshtrohen nga mos dija dhe shpejtë po bëhen vegla të grupeve informale jashtë sistemit. Nga lakmia për përfitime dhe nga kjo mos dije po fillon korrupsioni dhe po zgjerohet në drejtime të ndryshme, duke u shndërruar në vegla të grupeve informale nga fusha publike dhe private.

Mjafton të shikohet pasuria e prokurorëve dhe e gjyqtarëve për të kuptuar se ku gjendet sistemi juridik. Nuk ka prokuror dhe gjyqtar të pa pasur apo me një jetë mesatare të Kosovës. Pasuria e tyre shkon shumë lartë. Kanë shtëpi dhe banesa të mira dhe të kushtueshme. Makina të shtrenjta dhe kanë jetë mbi nivelin që e ka shoqëria në Kosovë. Mjafton të shikohen veshjet e tyre dhe të familjes, orenditë dhe gjërat që i disponojnë. Këto të gjitha me të ardhura personale të marra nga puna nuk realizohen. Kjo tregon se duhet domosdo Vetting-u në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Ndryshe sistemi nuk shërohet dhe Republika e Kosovës nuk shndërrohet në shtet ligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".