Ambasadori gjerman reagon pasi Kosova shënon përparim në luftën kundër korrupsionit

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 10:30
Ambasadori gjerman reagon pasi Kosova shënon përparim në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë progresin e shënuar të Kosovës në indeksin e antikorrupstionit që u publikua sot nga organizata ‘Transparency International’. Kosova është ngritur për 17 vende dhe tani ndodhet në vendin e 87.

Ambasadori Rohde ka shkruar se është inkurajuese që më në fund Kosova ka filluar ta luftojë seriozisht korrupsionin.

“Me të vërtetë lajme të mira. Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e Transparency International, Kosova ka shënuar ngritje për 17 vende, tani ndodhet në vendin e 87. Inkurajuese Kosova më në fund ka filluar t’i shndërrojë fjalët në vepra për ta luftuar seriozisht korrupsionin. Vazhdoni. Kosova ka përkrahjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)