Identifikon tri raste të falsifikimit të certifikatës së vaksinimit nga Policia kufitare në Han të Elezit

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 22:39
Identifikon tri raste të falsifikimit të certifikatës së vaksinimit nga Policia kufitare në Han të Elezit

Tre raste të falsifikimit të certifikatës së vaksinimit kundër koronavirusit janë identifikuar këtë të martë në pikëkalimimin kufitar që ndan Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se identifikimi i rasteve me certifikatave të falsifikuara të vaksinimit ka ndodhur sot gjatë orëve të pasdites.

“Me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, tre personave të dyshuar iu janë gjetur certifikata të vaksinimit të COVID-19, që dyshohen të jenë të falsifikuara”, njofton policia.

Lidhur me këto raste në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i rastit ku është iniciuar rasti si “Falsifikim i dokumentit”.


(Kosova Sot Online)