Organizuesja e protestës për rrymë tregon pse nuk pranoi të bashkëpunojë me partitë politike

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 21:38
Organizuesja e protestës për rrymë tregon pse nuk pranoi të bashkëpunojë me partitë politike

Një nga organizatoret e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës, Liridona Sijarina ka thënë se në protestat e tyre nuk dëshirojnë bashkim me subjektet politike.

Sijarina thotë se kanë pasur ftesë nga PSD për t’i bashkuar forcat në protesta por që kanë refuzuar.

“Mirëpo ne këtë bashkim e kemi parë të pamundur pasi nuk kemi dashur që këtë protestë të shndërrojnë mjet për rritjen elektorale të ndonjë partie. Këto parti opozitare janë duke nga për ta kapur këtë momentum ku luajnë me qytetarin që më pas të fitojnë më shumë vota”, tha ai.

Anëtarja e shoqërisë civile thotë se qëllimet e partive politike janë për përfitime politike e jo për kauzat e qytetarëve.

“PSD shumë lehtë mund të bashkohet me disa parti të cilave ju faturohet një pjesë e madhe e përgjegjësisë për gjendjen ku jemi ne sot. Protesta kemi dashur të jetë e qytetarëve”, ka thënë Sjarina.

Sijarina thotë se kauza e tyre ka për qëllim interesat e qytetarëve.

“Në protestë kemi pasur numër dukshëm më të madh të njerëzve që duket se janë të shqetësuar me situatën e tyre dhe kërkojnë një alternativë të kundërshtimit e që po duket se po e gjejnë te na”, tha ndër të tjera Sijarina.

(Kosova Sot Online)