Momenti kur flamuri shqiptar valëvitet në “bishën” amerikane

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 21:56
Momenti kur flamuri shqiptar valëvitet në “bishën” amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë një video ku në aeroplanmbajtësen amerikane USS Harry S. Truman valëvitet flamuri shqiptar. Ajo e cilëson vizitën e ambasadores Yuri Kim dhe drejtuesve të lartë shqiptarë si një piketë në marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman e Marinës së Shteteve të Bashkuara valviti flamurin shqiptar krah atij amerikan këtë muaj, ndërsa ekuipazhi i saj mirëpriti një delegacion me zyrtarë të lartë shqiptarë, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe drejtues të lartë shqiptarë civilë, ushtarakë dhe rinorë, si të ftuar të veçantë në bordin e saj.

Shihni momentet filmike të delegacionit shqiptar dhe Ambasadores Kim teksa kanë mundësinë e rallë për të parë nga afër operacionet e fluturimit të avionëve luftarakë F-18 në kuvertën e fluturimit të aeroplanmbajtëses ndërsa po lundronte në detin Adriatik. Kjo vizitë ishte një tjetër piketë në marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa këtë vit shënojmë 100 vjetorin e marrëdhënies sonë”, shkruan ambasada.


(Kosova Sot Online)