“Ku është Rama” Basha në Kuvend: Udhëton me çarter privat, vetëm karburanti kushton 150.000 euro

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 11:36
“Ku është Rama” Basha në Kuvend: Udhëton me çarter privat, vetëm karburanti kushton 150.000 euro

Kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuar në Kuvend të dijë se përse kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai tha se dy ditë më parë Edi Rama ka lëvizur me nje çarter privat që vetëm karburanti i kushton 150 mijë euro, por destinacioni nuk dihet.

“Zonja kryetare dua ta nis me një pyejte retorike se në fakt përgjigja nuk ju takon ju. Si ka mundësi që në seancën e javës të ngarkuar me vendime të sjella nga vet qeveria, në një javë të mbushur me skandale që do rrëzonin qeverinë në vendet normale, këtu nuk ndodhet as 1/3 e kabinetit.

Ku është kryeministri? Para dy ditësh shkoi dhe erdhi me çarter privat diku dhe s’pati as deçencën të njofton shqiptarët se për çfarë po i harxhonte ato 150 mijë euro karburant që kushton një fluturim me çarterin privat. Ky që e nisi qeverisjen me premtimin se do udhëtonte me bileta “Economy”.

Kur vjen puna për tu përballur me shqiptarët, nuk e dimë ku është. Do thonë është në takime të rëndësishme. Çfarë takimesh. Në ç’vend të Europës mungon transparenca minimale për shpenzimet marramendëse qeveritare të një populli që është në varfërinë më të thellë. Në cilin vend të botës kryeministri ka çarter privat”, u shpreh Lulzim Basha, kryetar i PD.

(Kosova Sot Online)