Sukseset në luftimin e krimit në Kosovë janë fitore e përpjekjeve të përbashkëta

Sukseset në luftimin e krimit në Kosovë janë fitore e përpjekjeve të përbashkëta
Sukseset në luftimin e krimit në Kosovë janë fitore e përpjekjeve të përbashkëta

Muhamet Kelmendi

  • 27 January 2022 - 07:58

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Sa më shumë që punohet bashkërisht edhe lufta shtrihet kudo ku ka krim dhe korrupsion, kontrabandë, edhe sukseset janë më evidente dhe Republika forcohet ligjërisht. Kjo është tash për tash detyra e çdo force dhe subjekti në vend.

Këtu dhe në këtë luftë nuk duhet të ketë dallime në mes pozitës dhe opozitës. Mbajtja e kësaj a asaj ane në sukseset e arritura, për interesa grupore a politike, e dëmton luftën kundër kriminalitetit. Uniteti dhe ndërtimi e mbrojtja e shtetit ligjor është e ardhmja e Republikës.

-Është gjë pozitive për vlerësimin që ka marr së fundi shteti i Kosovës, për sukseset e arritura në luftë kundër krimit e korrupsionit në Kosovë. Ngritja e tille e suksesshme në një pozicion aq të lartë është e arritur e madhe. S’ka fare rëndësi se cila qeveri ka bërë më shumë punë për suksesin e arritur në fushën e tillë. Mirë është se sukseset janë evidente dhe kanë një përpjeke të gjatë nëpër kohë. Kuptohet se në luftën e tillë kanë pjesën e vetë të tri qeveritë e tri a katër viteve të fundit. Por, suksesi i dedikohet asaj qeverie që është në pushtet dhe që ka arritur sukseset e tilla. Ajo që është shumë negative në politikën e Kosovës është mënyra në marrjen përsipër të sukseseve në Kosovë. Tamam si me qenë shtete konkurrente, e jo që i takojnë një shteti dhe një populli.

Suksesi duhet të vazhdojë. Dhe në këtë rrugë kërkohet punë e përbashkët e të gjitha forcave në Republikë. Sa më shumë që punohet bashkërisht edhe lufta shtrihet kudo ku ka krim dhe korrupsion, kontrabandë, edhe sukseset janë më evidente dhe Republika forcohet ligjërisht. Kjo është tash për tash detyra e çdo force dhe subjekti në vend. Këtu dhe në këtë luftë nuk duhet të ketë dallime në mes pozitës dhe opozitës. Mbajtja e kësaj a asaj ane në sukseset e arritura, për interesa grupore a politike, e dëmton luftën kundër kriminalitetit. Uniteti dhe ndërtimi e mbrojtja e shtetit ligjor është e ardhmja e Republikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".