Presidentja Osmani përkujton Ditën e Holokaustit, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert e tyre

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 12:16
Presidentja Osmani përkujton Ditën e Holokaustit, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert e tyre

Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën e Holokaustit, gjenocidin mbi hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

Osmani ka bërë homazhe para pllakës përkujtimore në Prishtinë kushtuar hebrenjëve, ku tha se shqiptarët hapën zemrat dhe dyert për hebrenjtë gjatë kohërave të errëta për ta.

“Përkujtimi i Holokaustit është obligim moral për viktimat dhe për t’u siguruar që s’përsëritet kurrë. Shqiptarët hapën zemrat dhe dyer gjatë këtyre kohërave të errëta. Sot ne kujtojmë jetërat e humbura të miliona njerëzve”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)