Momenti shokues, shihni si shembet rruga dhe merr me vete pesë makina

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 15:25
Momenti shokues, shihni si shembet rruga dhe merr me vete pesë makina

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur një rrugë u shemb duke bërë që pesë makina të përfundojnë në kulluesin e ujërave gjatë një rrëshqitjeje dheu në Malajzi.

Sipas medieve të huaja, i gjithë momenti ndodhi më 25 janar në Seri Kembangan në shtetin Selangor.

Disa persona aty pranë filluan të vraponin menjëherë përpara se asfalti të binte në kanalin e gjerë të kullimit.

Ngjarja ndodhi pasi zona u godit nga reshjet e dendura të shiut.

(Kosova Sot Online)