
Latifi: SHBA’ja nuk na ka harruar, Escobari po na tregon se jemi keq

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur për raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka komentuar deklaratat e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Ambasadori Hovenier tha se raportet në mes të SHBA dhe Kosovës janë shumë të mira. Tash, a ka dashtë vetëm me na e bo qefin apo është deklaratë diplomatike nuk e di”, thotë Latifi.
“Mendoj se ishte mesazh i qartë për qeverinë Kurti se marrëveshja e Uashingtonit duhet të zbatohet”, shtoi ai.
“Çka ishte një gjë shumë me rëndësi, te kjo tema e nxehtë që e po diskutojmë kohëve të fundit, çështja e sanksionimit të figurave politike ose edhe të biznesit në Ballkan nga SHBA. Ambasadori e bëri të qartë se nuk sanksionojnë njerëz në bazë të politikës”, theksoi Latiti.
(Kosova Sot Online)