Stuhi dëbore në SHBA, ndërpriten fluturimet, mijëra njerëz pa energji elektrike

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 10:17
Stuhi dëbore në SHBA, ndërpriten fluturimet, mijëra njerëz pa energji elektrike

Erërat e forta dhe temperaturat në rënie kanë përfshirë Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Stuhia e dëborës ka lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra njerëz.

Dëbora “pushtoi” Virxhinia, Filadelfia, Nju Jorku, por Massachusetts mbajti peshën kryesore të stuhisë. Në qytetin e Sharonit dëbora arriti në 76 centimetra.

Stuhia e borës solli anulimin e fluturimeve në Massachusetts.  Erërat frynë deri në 83 mph (134 km/h) në Cape Cod në Massachusetts. Në disa zona pati rrëshqitje të mëdha toke.

(Kosova Sot Online)