
E kërkuan liderët politikë, Mattarella pranon mandatin e dytë si president i Italisë

Presidenti italian Sergio Mattarella ka rënë dakord të shërbejë një mandat të dytë, pasi partitë nuk arritën të gjenin një kandidat alternativ të pranueshëm reciprokisht në një javë të vështira në Parlament.
Sipas Al Jazeera-s, 80-vjeçari kishte përjashtuar prej kohësh mundësinë e qëndrimit në detyrë, por pranoi të qëndronte pasi partitë qeverisëse të Italisë, i kërkuan atij të mbante pozicionin e tij.
“Gatishmëria e Presidentit Sergio Mattarella për të shërbyer një mandat të dytë, të kërkuar nga shumica dërrmuese e partive politike, tregon ndjenjën e tij të përgjegjësisë dhe lidhjen e tij me vendin dhe institucionet e tij”, tha Mariastella Gelmini të shtunën.
Udhëheqësi i Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë, Enrico Letta, i cili kishte mbrojtur rizgjedhjen e Mattarella.
Është hera e dytë radhazi që një presidenti i kërkohet të rinovojë mandatin e tij shtatëvjeçar. Në vitin 2013, liderët politikë iu afruan kreut të atëhershëm të shtetit, Giorgio Napolitano, pasi edhe ata nuk arritën të gjenin një kandidat konsensusi.
Napolitano pa dëshirë pranoi, por qëndroi mënjanë dy vjet më vonë pasi u vendos një qeveri e re, duke i hapur rrugën Mattarellës.
Mattarella potencialisht mund të japë dorëheqjen sapo situata politike ta lejojë atë, kanë thënë komentuesit.
Përpjekjet e pafrytshme për ta zëvendësuar atë kanë lënë shenja të thella te partitë dhe liderët e tyre, me rrëmujë të veçantë të aleancës së qendrës së djathtë, pasi humbi çdo pamje uniteti gjatë 24 orëve të fundit.
(Kosova Sot Online)