QMF në Likoc ende jofunksionale, banorët detyrohen të udhëtojnë 20 kilometra për të marrë shërbime

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 13:35
QMF në Likoc ende jofunksionale, banorët detyrohen të udhëtojnë 20 kilometra për të marrë shërbime

Qendra e Mjekësisë Familjare në Likoc të Skenderajt nisi të renovohet në tetor të vitit të shkuar, por edhe pas 3 muajve, ende nuk është hapur.

Banorët për shërbime esenciale po detyrohen të bëjnë deri në 20 kilometra.

Ndërsa, Arif Aliu, ish-përfaqësus fshati, Likoci ka treguar se kaq gjatë pa ambulantë nuk mbeti edhe në kohë lufte.

Në Komunën e Skenderajt thanë se kanë mbetur çështje ditësh kur QMF do të jetë përsëri aktive, 

Kurse, nga ish pushteti i mëhershëm, e pranuan se renovimi nisi në tetor, por që përgjegjësia për hapjen e saj mbeti mbi pushtetin aktual që e ka PDK.


(Kosova Sot Online)