Lajçi- Molliqajt: A thua ky far “trimi” a kishte me thye rrugën

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 13:40
Lajçi- Molliqajt: A thua ky far “trimi” a kishte me thye rrugën

Aktori kosovar Çun Lajçi nuk e ka lënë pa e komentuar momentin kur Dardan Molliqaj shihet duke i rënë shuplakë një policit, teksa po protesohej kundër shtrejtimit të rrymës.

Ai ka thënë mjerë populli që e rreh policin e vet, teksa pyet nëse Molliqaj do të vepronte njësoj nëse do të ishte natë dhe vetëm.

Postimi i tij i plotë:

Mjerë populli që e rreh policin e vet

Këta policët tonë, (policë me iu thanë), n’luftë me serb e n’luftë me shqiptar.

  E kanga dikur k’nohej:

“N’luftë me turk e n’luftë me shkja”!

 Grushtohu prej tyne e flakareshu preh nesh!

   Por!

Athua ky far ‘trimi’ me emën dardanësh, a kishte me thye rrugën, sikur t’shihej natën, sy m’sy me policin civil, që i ra shuplakë n’derë t’Qeverisë, apo do t’ishte po kaq trim, siç u tregua me nji turmë gallamxhishë mbas veti?!

 I mjerë asht ai popull, që s’i don fëmijët e vet ushtarë e policë!

   Nga ai popull s’ke çka pret, pos rrenës e tradhëtisë!


(Kosova Sot Online)