Alarmante: Ky është numri i të infektuarve me COVID-19 brenda 24-orëve

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 14:50
Alarmante: Ky është numri i të infektuarve me COVID-19 brenda 24-orëve

2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 brenda 24-orëve, teksa nuk ka asnjë të vdekur nga ky virus.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

30 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.

Në total numri i rasteve aktive është 35.051.


(Kosova Sot Online)